Prodhime ushqimore dhe tekstili

Food and textile products

Prodhim i materialeve

Production of materials

Prodhime kimike

Chemical products

Bizneset
prodhuese përpunuese prodhuese dhe përpunuese të Ferizajt!

Libri dhe Informatori për Biznese

Libri i bizneseve të Ferizajt u realizua në kuadër të projektit “Krijimi i hartaveturistike, librit të bizneseve dhe website të bizneseve, turizmit për Komunën eFerizajt”, nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm.

Libri përfshinë bizneset prodhuese dhe përpunuese në komunën e Ferizajt. Si i tillë ka për qëllim të paraqes mjedisin biznesor në Komunën e Ferizajt, si dhe të ofrojë të dhëna kontaktuese për të gjitha bizneset e përfshira.

820

Biznese

21

Kategori të bizneseve

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm ka për qëllim

  • Përmirësimi i mjedisit investues, stimulimi i produktivitetit, krijimi i kushteve për tërheqjen e investitorëve, ofrimi i mbështetjes për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nxitja e sjelljes inovative dhe sipërmarrëse;
  • Lehtësimi i kushteve për themelimin e bizneseve të reja, motivimi i bizneseve për hapjen e vendeve të reja të punës, krijimi i kushteve për përvetësimin e njohurive dhe aftësive praktike për punë të pavarur, veçanërisht për të rinjtë;
  • Zhvillimi i produkteve të reja, krijimi i një kuadri financiar dhe administrativ lokal për dhënien e subvencioneve dhe forcimin e konkurrencës;
  • Inkurajimi i aplikimit të teknologjive të reja në bizneset prodhuese me qëllim të krijimit të vlerave të reja dhe rritjes së eksporteve nga bizneset e Komunës së Ferizajt.

Programi zhvillimor i DZHET parashikon tri masa programore

  • Nxitja e punësimit
  • Tërheqja e investitorëve
  • Nxitja e konkurrencës.

Lehtësirat për bizneset:

Që nga viti 2019 të gjitha kategoritë e bizneseve të cilat operojnë në territorin e Komunës së Ferizajt janë të liruara nga taksat komunale. Të gjitha shërbimet dhe konsultimet për bizneset e Komunës së Ferizaj ofrohen në administratën komunale, gjegjësisht në qendrën e bizneseve. Komuna me të gjithë kapacitetin e saj synon të jetë aktere kryesore e promocionit dhe zhvillimit të bizneseve, nëpërmjet krijimit të politikave të favorshme, siç mund të jenë reduktimi i procedurave burokratike, përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës, trajtimi i barabartë dhe ngritja e transparencës.

Mundësitë e investimit:

Në kuadër të masave si pjesë e pakos së lehtësirave për bizneset, Komuna e Ferizajt në vitin 2019 ka marrë vendim për heqjen e taksës komunale për ushtrimin e veprimtarive afariste. Gjithashtu Komuna e Ferizajt çdo vit publikon listën e veçantë të pronave komunale që planifikohen për dhënien në shfrytëzim për vitet vijuese në një periudhë deri në 99 vjet.
Qeverisja Komunale me të gjithë potencialin e saj është gjithnjë në shërbim të krijimit të kushteve më të mira për bizneset ekzistuese, si dhe investitorëve të interesuar në të ardhmen.

Lajme

News

Kontakti

Komuna e Ferizajt

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit

Adresa

“Dëshmorët e Kombit” PN

Telefoni

038 200 46010

E-mail

info@ferizajbusiness.com